Serbja që pushoi në Shqipëri e mahnitur: Të gjithë shqiptarët ma bënin të njëjtën pyetje





Nevena Shunjevariq (30) nga Beogradi zgjodhi Shqipërinë për pushimet e saj verore.

Gjatë sezonit të verës, Nevena vizitoi vendet më të bukura në Shqipëri, dhe zbulon si e kaloi verën në një vend që, siç thotë ajo, në Serbi kurrë nuk ka dëgjuar ndonjë fjalë të bukur për të.

“Vendosa të shkoj me pushime në Shqipëri nga kurioziteti dhe në mënyrë që të zbuloja destinacione të reja, akoma jo të pëlqyeshme dhe të arritshme për ne.
Në internet, kryesisht në faqet e huaja, mësova për ofertën e tyre dhe turizmin, deti shqiptar më dukej shumë i pastër nga fotot, kurrë nuk dyshoja nëse do të shkoja, edhe pas komenteve negative dhe skeptike nga mjedisi, të cilat më dhanë adrenalin dhe motivim shtesë për të shkuar në Shqipëri ”, rrëfen ajo për gazetën serbe “Blic”.

“Në udhëtimin tim të parë për në Shqipëri, unë isha në tre vende të ndryshme:

Vlorë, Borsh dhe Sarandë, sepse në 10 ditët që kalova atje, kam dashur të shoh dhe të përjetoj sa më shumë të jetë e mundur.

Vlora është një qytet turistik shumë i zhvilluar, me një shëtitore të mrekullueshme përgjatë detit, me shumë restorante me peshk deti të freskët me çmime shumë të përballueshme.

Borshi është një fshat i bukur simpatik pa turma, i cili është më i bukuri nga tre vendet që vizitova”, shprehet ajo.

Nevena tregon edhe si ishte mikpritja nga pushuesit shqiptarë teksa tregon se të gjithë e kanë pyetur për situatën në Serbi.




“Nuk ka shumë turistë nga Serbia në Shqipëri, kështu që ata janë kryesisht entuziastë dhe shumë të sjellshëm me ne, të moshuarit na kuptojnë dhe unë mund të komunikoja me ta.

Ata kryesisht pyesin për situatën në Serbi dhe standardin tonë dhe nëse është hera e parë që vizitoj vendin e tyre.

Nuk dëgjuar absolutisht asnjë koment negativ dhe as kam pasur përvoja negative”, u shpreh ajo.

Nevena thotë se sapo situata me pandeminë të përmirësohet do të kthehet sërish në Shqipëri.
“Çmimet janë më se të favorshme për standardin tonë, shumë herë më të favorshme sesa në Kroacinë fqinje.

E vetmja gjë negative që duhet të them është prania e madhe e maceve dhe qenve endacakë në plazhe.

Kjo është e vetmja gjë që mund të veçoja si e keqe, por kur mbledh të gjitha përshtypjet, është e bukur të kalosh verën atje.

Do ta vizitoj përsëri Shqipërinë, kjo është e sigurt, sa më shpejt që situata të ma lejojë”, përfundon rrëfimin ajo

Author: admin