Sezoni i Gaforres sapo ka nisur, si do t’ju ndryshojë jeta prej ditës së sotme

Prej ditës së sotme futemi në sezonin e Gaforreve dhe sipas astrologëve është momenti i duhur për të mbledhur veten dhe për të përcaktuar qëllimet e reja për muajt në vijim. Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit do ta kenë më të lehtë këtë periudhë, ndërsa Dashi, Peshorja dhe Bricjapi duhet të mësojnë të notojnë para se të mbyten në ndjenjat e tyre.

 

Gaforret janë të drejtuar vetëm nga emocionet e tyre, kështu që kjo periudhë e vitit është ajo periudhë kur ndjenjat tuaja sundojnë çdo veprim. U jepni përparësi marrëdhënieve të sigurta dhe të qëndrueshme, kështu që hallakatjet e qershorit janë zhdukur prej kohësh.

 

Plutoni është planeti i  shkatërrimit, por edhe planeti i rilindjes, kështu që pasi të përjetoni një uragan në jetën tuaj e ta kaloni këtë periudhë do të shndërroheni në një person krejtësisht i ri. Megjithatë të gjithë janë po aq të ndjeshëm sa ju këtë muaj, ndaj mos merrni asgjë personale. Mbi të gjitha, sezoni i Gaforres do të testojë perspektivën tuaj dhe do t’ju bëjë të kuptoni se kush ose çfarë është më e rëndësishme për ju.

 

Author: portali