Shenja e horoskopit që “rrezikon” të mbesë vetëm për shkak të kritereve të larta

Sado mosbesues të jemi, duhet ta pranojmë që kur vjen puna te horoskopi të gjithë ndikohemi në një formë a në një tjetër. Dikush beson më shumë e dikush më pak, por fakti që muaji dhe data e lindjes lidhen ngushtë me karakterin e personalitetin tuaj, është i pamohueshëm.

 

Një Luan do të jetë në qëndër të vëmendjes, një Peshore është gjithmonë e drejtë, dërsa Bricjapi vetëm analizon e analizon.

 

E meqë jemi te Bricjapi, duhet të pranojmë që vajzat e lindur në këtë shenjë janë aq kërkuese, sidomos në raport me djemtë, sa rrezikojnë të përfundojnë vetëm për shkak të këtyre kritereve “të ashpra”. Janë me këmbë në tokë dhe nuk harxhojnë kohë me ëndërrimtarët. Një femër Bricjap do fakte do vepra dhe jo fjalë në ajër. Duke qenë një shenjë që adhuron perfeksionin, mashkulli që do të ketë në krahë duhet të jetë gjithashtu i përkryer, por kur nuk e gjen mbyllet në vetvete dhe zhytet akoma e më shumë në vetmi.

Author: portali