Shenjat e horoskopit që Gjithnje japin shans të dytë

Dhe ata jetuan të lumtur derisa…u ndanë.

Nuk është fjali e marrë nga formula e betimit martesor, por një situatë të cilën me siguri e keni kaluar të gjithë. Askush nuk i do lamtumirat në aeroport, ndarjet me miqtë, por ajo që vret më shumë është ndarja me njeriun e zemrës. Sigurisht që po të ishte në dorën tuaj, do të krijonit një shkop magjik që të ndalte kohën dhe të shmangte ndarjet, ja që nuk ndodh kështu. Nuk ke pse torturohesh më. Lexo shenjën e tij dhe kupto nëse ja vlen të këmbëngulësh për ribashkim apo jo.

Dashi

Mos u dëshpëro menjëherë. Vër në lojë anën tënde se ksi dhe tundoje atë duke i treguar se po këmbëngul ngaqë do në jetën tënde një burrë me “rr” të fortë dhe është pikërisht ai.

Demi

Që ta sjellësh mbrapa duhet të rifitosh besimin në vetvete. E vetmja gjë që do të lodhë është se do të të duhet t’i gatuash, t’i rrish nga mbrapa për çdo gjë, deri sa ai të bindet se vërtet e do.

Binjakët

Binjakut duhet t’i lësh hapësirë kohore. Gjatë kësaj kohe mundohu t’i japësh përshtypjen se larg tij po kalon më mirë se kurrë. Goditja më e madhe do të jetë kur të marrë vesh se ti po përgatit diçka vetëm për vete (udhëtim). Atëherë do të shikosh si do të vijë vetë i pari.

Gaforrja

Duhet të jesh shumë e fortë për t’u rikthyer me një gaforre. Do të të mundojë shumë edhe në fund nuk do jesh e sigurt nëse vërtet ia ka vlejtur mundimi. Gjithsesi mënyra e vetme është t’i sillesh urtë e butë. Gjithashtu mos harro t’i sillesh dhe si një “mama” e dytë. Këtë mund ta vlerësojë pak më shumë. Paç fat!

Luani

Do të jetë mirë të shfaqësh ndjenjat e tua të vërteta para tij. Edhe nëse ke qenë ti arsyeja e ndarjes, pranoje. Në asnjë mënyrë mos aku zo atë për gjërat që ndodhin, sepse s’ke për ta parë më kurrë.

Virgjëresha

Shfaqu para tij e mërzitur, e penduar dhe e gatshme për të bërë gjithçka që është e nevojshme. Kujtoji momentet kur ishit të lumtur dhe në harmoni.

Peshorja

Si fillim bën mirë të zbulosh arsyet dhe të mendosh me veten përse dëshiron ribashkim. Shfaqu para tij gjithmonë e bukur dhe e mbajtur sepse një peshore edhe pse nuk e tregon, e ve shumë re pamjen e jashtme të një femre.

Akrepi

Akrepi ka mungesë sigurie. Kjo është pikërisht ajo që ti duhet t’i ofrosh. Përveç kësaj edhe një pamje e jotja më e kuruar do e magjepste dhe do e bënte të rimendonte vendimin e tij. Bëje të ndihet i veçantë dhe i domosdoshëm në jetën tënde.

Shigjetari

Ditët e para lëre të qetë. Mundësisht shkëput çdo komunikim me të. Kjo pikërisht do të jetë ajo që do e bëjë të kthehet dhe të të kërkojë falje. Mos e prano me të parën, sepse ata vdesin të duken pak meshkuj gjuetarë. Vetëm mos tepro me refuzimin…

Bricjapi

Mundohu të mbash marrëdhënie shoqërore me të dhe shoqërinë e tij pa u bërë e bezdisshme. Nëse ishe ti fajtorja për ndarjen nuk ke shumë shanse ribashkimi. Më mirë kërko për partner tjetër.

Ujori

Ujori bën ecejake në një lidhje si bleta që kërkon ushqim. Kështu që bën mirë mos t’i ushtrosh presion, edhe kur jeni të lidhur. Jepi mundësinë të mendojë se është i lirë dhe se ti nuk je aspak xheloze nga veprimet e tij. Si fillim bëhu shoqja e tij dhe kur të vijë moment i aktit erotik thuaji: “Ne jemi vetëm shokë”. Atje është momenti që do çmendet fare dhe do kërkojë vetë të rikthehet.

Peshqit

Është shumë e thjeshtë të ribashkohesh me një Peshk, mjafton mos i kesh lënduar jashtë mase zemrën e tij të butë. Mirësjellja dhe durimi do jenë armët që do të sigurojnë lidhjen e shumëdashur. Mundohu ta fitosh përsëri si në fillim, duke i kërkuar falje për çdo hap të gabuar. Bëji surpriza të njëpasnjëshme, hapi zemrën tënde, përqafoje. Ofroi dashuri pa kushte.

Author: Portali