Shenjat Që Do Të Kalojnë Një Javë Të Këndshme Dhe Të Vështirë…..

Kjo javë e re do të sjellë vonesa dhe pengesa por dhe ndryshime të këndshme. Ngjarja më e madhe planetare e javës është Hëna e plotë në boshtin Gaforre-Bricjap. Por cilat shenja të horoskopit do të kenë një javë të këndshme?




Gaforrja – Përqafoni veten dhe e pranoni atë

Kohët e fundit jeni përballur me shumë polemika dhe pasiguri. Këto mendime çojnë në reflektime mbi njerëzit që keni në jetën tuaj dhe rolin që ata luajnë në të. Megjithatë, java që nisi ka të bëjë me atë që ju pëlqen. Ndërsa Hëna e Plotë është në shenjën tuaj të zodiakut, fuqia juaj më e thellë do të zbulohet duke iu kujtuar ta doni veten dhe ta pranoni siç është.




Ujori – Ndiheni më të fortë dhe më të sigurt

Epoka e Ujorit është zyrtarisht këtu, duke zbuluar virtytet më të mëdha të shenjës. Energjia astrologjike përputhet me pikat tuaja të forta dhe ju kujton të gjitha arsyet pse duhet të ndiheni të sigurt. Mund të ndiheni edhe pak konfuzë, por kjo periudhë është ideale për të “sfiduar” veten, për të mprehur njohuritë tuaja, për të komunikuar dhe për t’i kushtuar vëmendje gjërave që pëlqeni.




Peshqit – Jeni pak para një shpërthimi krijues

Kjo javë do jetë shumë e bukur për ju. Hëna e Plotë zhvillohet në shtëpinë tuaj të 5-të, atë të krijimtarisë dhe shprehjes. Këto ditë do të ndiheni sikur jeni vazhdimisht në një kënd lojërash. Lëreni fëmijën që “fshihni” brenda të gëzohet dhe të kalojë mirë. Ngjyra, muzika, buzëqeshja: këto janë gjërat që ju nevojiten, së bashku me ato që doni të bëni për të kaluar një kohë të mirë.

Shenjat që do të përballen me vështirësi

Demi – Ngjarje të papritura në planet tuaja

Planetët do t’ju gjejnë paksa të papërgatitur këtë javë dhe ju e ndjeni presionin si në punë ashtu dhe personalisht. Konfuzioni dhe keqkuptimet favorizohen kur mendoni se mundi juaj nuk njihet. Jeni gati të hiqni dorë, por bëni durim edhe për pak pasi së shpejti priten surpriza.




Luani – Konfuzion emocional

Mund të ndiheni shumë emocionalë këtë javë. Maskat po bien dhe ndoshta është koha të pranoni se çfarë po ndodh saktësisht brenda jush dhe ku keni bërë gabime. Mërkuri retrogradë, së bashku me Hënën e Plotë në Gaforre, ndikojnë gjithashtu në psikikën tuaj. Sidomos, e para sjell konfuzion në anën personale, me keqkuptime dhe tensione që mund t’i çojnë gjërat në ekstreme.




Virgjëresha – Do të ndiheni të çorganizuar

Kohët e fundit mund të ndiheni paksa të çorganizuar. Do të keni tensione sa i përket marrëdhënieve miqësore, vonoheni në takime ose shtyni shumë projekte në përgjithësi. Mos u mundoni që t’i bëni të gjithë menjëherë. Niseni nga baza për t’i arritur ato.

Author: admin