Keni pasur ndonjëherë një makth të gjatë, ëndrra të këqija gjatë natës dhe jeni zgjuar të lodhur të nesërmen në mëngjes. Nëse po, e keni parasysh se sa ndikon kjo ditën tjetër, pasi nata nuk ka qenë e qetë dhe s’keni mundur të pushoni.
Disa faktorë mjaft të zakonshëm , mund të shkaktojnë makthe. Por ka edhe këshilla që mund t’ju ndihmojnë të zvogëloni shanset për një makth.
Alkooli, droga ‘rekreative’, ilaçet dhe suplemente
Alkooli fillimisht mund t’ju ndihmojë të bini në gjumë të thellë, pasi niveli i alkoolit në gjak ulet, por më pas ndodh e kundërta pasi shkakton zgjime herë pas here.
Ilaçet kundër depresionit dhe opioidet gjithashtu mund të rrisin mundësinë për të parë ëndrra të këqija. Melatonin, një suplement që mund t’ju ndihmojë të bini në gjumë, mund të shkaktojë ëndrra të këqija.
Zgjidhja: Mund të pini një gotë verë në mbrëmje, nëse është e shëndetshme për ju. Thjesht pijeni të paktën katër orë para gjumit.
Zgjidhja e problemeve me medikamente dhe suplemente mund të jetë pak më e vështirë, kështu që ekspertët rekomandojnë që të diskutoni problemet e gjumit me mjekun që ju ndjek.
Hani para gjumit
Një vakt para gjumit nuk është diçka që këshillohet. Kjo ndodh sepse trupi juaj do të punojë shumë për të tretur ushqimin dhe për të dërguar sinjale në tru që të jetë më aktiv, gjë që mund të shkaktojë makthe.
Pavarësisht se çfarë hamë, sa më afër të jetë vakti deri në kohën e gjumit, aq më shumë trupi ynë do të punojë për tretjen ndërsa pushojmë.
Ngrënia në orët para gjumit është një zakon që me siguri do të shkaktojë çrregullime të gjumit dhe mund të shkaktojë makthe.
Zgjidhja: Hani vaktin tuaj të fundit dy deri në tri orë para gjumit. Ekspertët rekomandojnë ushqime të pasura me proteina si mishi i pulës, gjelit të detit, arrat dhe farat. Çajrat, veçanërisht çaji i kamomilit dhe çaji jeshil, rekomandohen gjithashtu për të reduktuar stresin.