Shkencëtarët ushqejnë pulat me kánabis, rezultatet janë mahnitëse

Një fermë që rrit maríjuanë mjekësore në Tajlandën veriore ka ushqyer pulat e saj me kánabis në vend të antibiotikëve dhe studiuesit thanë se eksperimenti ka dhënë rezultate premtuese.

Studiuesit nga Departamenti i Shkencave të Kafshëve dhe Ujit të Universitetit Chiang Mai thanë se më pak se 10% e 1000 pulave në fermën në Lampang kanë ngordhur që kur marijuana u fut në dietën e tyre në janar 2021.

Ndërsa gjetjet e studimit janë ende në shqyrtim dhe mbulojnë vetëm një vit kërkimi, Chompunut Lumsangkul, një asistente që drejtoi studimin, tha për Insider se ushqimi me kánabisit po funksionon. Shkalla e vdékshmërisë për pulat në fermë ka qenë e njëjtë si në sezonet e rregullta kur nuk ka një shpërthim të ndonjë sëmundjeje të rëndë që vrét shpendët.

Lumsangkul tha se punëtorët prodhojnë ushqimin e veçantë të zogjve duke shtuar kanabis të grimcuar në ushqimin dhe ujin e tyre. Punëtorët nuk përdorin antibiotikë apo ilaçe për pulat gjatë kësaj kohe. Përveç pulave të shëndetshme, eksperimenti ka lejuar gjithashtu fermën të shesë zogjtë e saj me çmime më të larta për konsumatorët që kërkojnë shpendë organikë.

Zogjtë e ushqyer me kánabis shiten me dyfishin e çmimit të rregullt, sepse blerësit duan pula organike të cilave nuk u janë dhënë antibiotikë, tha Lumsangkul. Ajo pohoi gjithashtu se mishi i pulave, të cilin ata e quajnë “GanjaChicken”, është më i butë dhe ka shije më të mirë se pulat e zakonshme.

“Konsumatorët në Tajlandë i kanë kushtuar vëmendje kësaj sepse kërkesa po rritet për pulat dhe shumë fermerë duhet të përdorin antibiotikë. Kështu që disa klientë duan të gjejnë një produkt më të sigurt,” tha Lumsangkul.

Si pjesë e eksperimentit, Lumsangkul tha se ekipi i saj hulumtues ndonjëherë u jepte pulave nivele të përforcuara të tetrahidrokanabinolit (THC).

Në fillim të këtij muaji, qeveria tajlandeze legalizoi shitjen e produkteve të kánabisit, por kufizoi sasinë e THC në artikujt që mund të konsumoni në vetën 0.2%. Për krahasim, pulat në fermë ndonjëherë arrinin deri në 0.4% THC, tha Chompunut.

“Nuk mund të them që kánabisi nuk i bën “dru” pulat, por pavarësisht kësaj ato shfaqin sjellje normale.”

Lumsangkul vuri në dukje se përfitimet e plota të ushqyerjes së pulave me kánabis nuk janë plotësisht të qarta, as pse kánabisi po i mban zogjtë të shëndetshëm. Megjithatë, ajo tha se ka të ngjarë që maríjuana të ketë komponime bioaktive, ose substanca që nxisin aktivitetin metabolik dhe kushte më të mira shëndetësore, të cilat po rrisin sistemin imunitar të zogjve.

Studimi ka qenë vetëm një “test shqyrtimi” deri më tani dhe studiuesit duhet ende të testojnë nëse ushqimi me kánabis ndihmon në mbrojtjen e pulave kundër gripit të shpendëve ose sëmundjeve të tjera të rënda, tha Lumsangkul.

Sa i përket shqetësimit nëse njerëzit mund të “dehen” nga ngrënia e pulave të ushqyera me kánabis, Lumsangkul tha se “nuk ka mundësi” që kjo të ndodhë. THC metabolizohet plotësisht në trupin e pulës përpara therjes, kështu që forma e tij ndryshohet plotësisht në kohën kur pula vjen në tryezë, tha ajo./ Burimi: INSIDER | Përktheu dhe përshtati: GOTA NEWS ALBANIA

Author: admin