‘Shkrihen’ Donaldi dhe Bora, do të nxjerrin një këngë së bashku, zbulohen detajet e projektit

Dy personazhet më të përfolura të momentit si në media rozë po ashtu edhe nëpër rrjete sociale, aktori Donald Veshaj dhe moderatorja Bora Zemani duket se i kanë lënë anash mosmarrëveshjet dhe së shpejti do të pubikojnë një duet muzikor.

Burime të “Kryefjala.com” kanë bërë me dije se aktori dhe moderatorja janë parë disa herë në studion e këngëtarit, Elgit Doda.

Kujtojmë që disa ditë përmes disa fotografive në rrjetin social “Instagram”, Donaldi ka paralajmëruar një diçka me shkrimin “Pikaso” e që duket të jetë titulli i këngës së tij të re.

Pas përfundimit të reality-shoë “Big Brother Albania VIP”, dyshja së bashku me këngëtaren kosovare, Beatrix Ramosaj kanë qenë vazhdimit në krye të mediave rozë për ‘thumbat’ që i dedikoheshin njëri-tjetrit.

Së fundmi, ishte aktori ai që kërkoi një shans të dytë me moderatoren përmes një shkrimi në rrjetin social “Instagram”, ku vendosi të reagonte për herë të parë pas përfundimit të spektaklit dhe prishjen e raporteve me ish të dashurën, Beatrix Ramosaj.

Para disa javësh, po i njëjti portal kishte publikuar një fotografi, ku shihej një makinë e parkuar poshtë një objekti banesor – e që thuhej se ishte makina e aktorit poshtë banesës së moderatores.

 

Pra, Bora pritet t’i kthehet një pasioni të saj të vjetër dhe që bashkëpunimi i tyre është afër publikimit.

Author: portali