Gjatë një bisede me Donaldin dhe Ilirin, Einxhel ka treguar një histori nga fëmijëria. Shoku i saj i bankës i kishte shprehur dashurinë para se ajo të nisej për në Greqi.
Einxheli është shprehur se veprimi i tij nuk i kishte pëlqyer aspak dhe për këtë arsye, i kishte thyer syzet me grusht.
“Në të gjithë klasën ishin çun-çun, gocë-gocë, vetëm unë isha me atë. E urreja. Më vinte inat, thoja pse të mos rri me shoqet e mia por kam këtë tipin këtu. Gjatë gjithë kohës, ne haheshim për mësime. Kush merrte shumë mirë me yll apo të lumtë dora me flamur dhe hahesha se thoja “unë i bëj vetë, atij ia bën mami”. Haja inat kush nga ne ishte nxënësi më i mirë i klasës. Para se të ikja në Greqi, më tha “unë të dua shumë”. Më deklaroi që më dashuronte në klasë të tretë dhe e merrni dot me mend se çfarë i kam bërë? I kam thyer syzet me grusht”, ka rrëfyer moderatorja./asutimes.com