Pushuesit boshatisin plazhet e jugut. Çmimet e larta kanë bërë që ata, ose të shkojnë diku tjetër ose më mirë u bie në Greqi e Turqi.
Një fenomen i tillë po vihet re sidomos në plazhet nga Palasa deri në Sarandë. Plazhe të tillë si ai Livadhi, Potami, Borshi, Lukova etj, thuajse janë bosh.
Sipas shifrave të analizuara nga Barometri i Ballkanit, 60% e shqiptarëve nuk e përballonin dot një javë pushime në vit, aq më tepër me çmimet në jug të vendit.
Plus pastaj siguria skandal! Ngjarja e ndodhur pak ditë në Himarë me vogëlushen 7-vjecare, bëri që një ditë më pas e gjithë zona aty të boshatisej direkt. Pasojat shihen e nuk duan koment.
Vitet e kaluara, në javën e parë të gushtit nuk kishte shanse të gjeje një shezlon bosh në këto zona, sivjet është situatë komplet ndryshe.
Ndërkohë ndryshe nga jugu, Golemi është në të njëtat shifra si vitet e kaluara, po ashtu edhe Velipoja me Shëngjinin, që kanë ruajtur turistët që kanë pasur përherë.