Si ishte për Kiarën ky mëngjes pa Luizin?
Mbrëmjen e djeshme Kiara është eleminuar nga shtëpia e “BBV2” nga një televotim “kokë më kokë” me Oltën. Vetëm pak më parë e ftuar në “Fan Club BBV2”, Kiara ka treguar se si është zgjuar mëngjesin e sotëm në shtëpinë e saj ndryshe nga mëngjeset në shtëpinë e “BBV” me Luizin.
“Sapo u zgjova u kujtova se nga e majta ime gjithmonë vinte Luizi dhe më jepte puthjen e mëngjesit. Pastaj kujtoja se mos kisha një kamer sipër kokës, që ne e quanim “spiuni”. M’u desh pa kohë sa të kuptoja se isha në shtëpinë time.
Unë se kam thënë ndonjëherë se kam luajtur në shtëpinë e “BBV”, por unë kam qëndruar dhe e kam shijuar. Sa kam dalë nga shtëpia më ka përqafuar tezja në studio për nja dy orë. Kur ika në shtëpi përqafova nënën dhe gjyshin, e vetëm kemi fol për gjëra të bukura mbrëmë.”
Mbrëmjen e djeshme banorët janë vënë në dijeni për shtyrjen e finales së Big Brother VIP 2. Luizi e hapi zarfin gjatë spektaklit dhe u zbulua se data e finales do të jetë 6 Maj. Gjithashtu Arbana u komunikoi se deri në fund do të ketë mjaft sfida për të rritur përsëri çmimin deri në 100 mijë euro, pasi momentalisht është 62 mijë euro. Një tjetër lajm ishte se finalistët do të marrin 10 mijë euro.
Burimi: Top Albania Radio