“Si nuse shqiptare…”, Armina Mevlani tregon detaje nga dasma e Ilir Shaqirit: Ja çfarë më tha Zeni

Armina Mevlani, një nga të ftuarat në dasmën e Ilir Shaqirit dhe partneres së tij Emanula Morinit, zbuloi disa detaje interesante nga ceremonia.

 

Emanuela nuse ishte shumë e emocionuar, thotë moderatorja e “Goca dhe Gra”.

 

“Më ka mallëngjyer fakti që Emanuela ishte gjatë gjithë kohës e prekur ose qante. Si ato nuset qëmoti. Më preku shumë se thashë sa rëndësi ka dasma për femrat. Nuk ka rëndësi nëse je 40, je 18, 25… Të gjithë ëndërrojnë dasmën”.

 

Ti tani po e ëndërron, e pyeti Rita Petro dhe blogerja tha se po, por nuk ka ende një plan se kur mund të bëjë një dasmë me partnerin me të cilin bashkëjeton, Shkëlzen Berishën. Ajo tregoi se çfarë i tha i dashuri gjatë dasmës së Ilir Shaqirit.

 

“Më ka thënë Zeni, për neve burrat vërtet është kënaqësi, por nuk ndryshon gjë. Si të martuar, si të fejuar, si të dashuruar, kur e kemi në shtëpi dikë që duam është njëlloj. Për ju është e rëndësishme, më tha, se të shoh si të shkëlqejnë sytë kur flet”.

 

Balerini Ilir Shaqiri ka falenderuar të gjithë të ftuarit që ishin të pranishëm në dasmën që organizoi mbrëmjen e kaluar në Durrës. Ai dhe partnerja e tij Emanuela Morini kurorëzuan dashurinë e tyre pas 20 vitesh bashkë, në një ceremoni buzë detit. Në ditën e dasmës ata kanë festuar gjithashtu dhe ditëlindjen e bashkëshortes së balerinit, ndërsa të shumtë kanë qenë të ftuarit VIP.

 

Qindra familjarë dhe miq e bënë këtë ditë të paharrueshme për çiftin. Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, krahas një videoje romantike, balerini shkruan se dhurata më e bukur që mori nga ata që pranuan ftesë, ishte pjesëmarrja e tyre.

Author: portali