Kur jeni fiks në fazën që po dyshoni se ai/ajo ka interes për ju ose jo, pyeteni për shenjën. Pas kësaj analizoni sjelljet e tij dhe do të merrni përgjigje. Secila nga shenjat e zodiakut ka nga një veçori tipike kur ka përballë dikë për të cilin është i interesuar.
1.Dashi
Do ta kuptosh se me shumë gjasa, ta thotë duke të parë në sy. Një Dash e ka shumë të vështirë ta mbajë sekret fiksimin e ri!
2. Demi
Do të bëjnë shumë shaka kur janë pranë jush për të thyer akullin. Janë mjeshtra të flirtimit, aq më tepër për dikë që ju intereson.
3. Binjakët
Nëse ai është i kësaj shenje do të vini re që herë sillet shumë i afërt me ju dhe herë të tjera largohet. Do kuptoni gjithçka përmes gjuhës së tyre të trupit.
4. Gaforrja
Nëse bëhen ekstremisht të turpshëm para jush, do të thotë që vdesin për ju! Pasi shikimet tuaja të jenë përplasur, ata do heqin sytë dhe shanset që të skuqen janë të larta.
5. Luani
Do të japë më shumë shfaqje se zakonisht. Ai kërkon vëmendje, por kësaj here do vëmendjen tënde. Do të bëj gjeste të mëdha për të rënë në sy dhe mos u habisni kur të kërkojë dorën tuaj për t’jua shtrënguar gjatë xhiros në makinë. Thjesht do t’ju rrëmbejë zemrën.
6. Virgjëresha
Do t’ju bëjnë ndere të vogla herë pas here. Vetëm për t’ju treguar që janë aty për ju dhe po ju vëzhgojnë.
7. Peshorja
Do të imitojnë manierat e tua. Nëse ju ftojnë për të dalë, prisni të kaloni takimin më romantik të mundshëm. Peshoret me shije duan ta ruajnë magjinë e vjetër të romancës, prandaj do të jenë gjithmonë në harmoni me ju dhe gjestet tuaja.
8. Akrepi
Do të luajnë lojëra. Lojra nga ato që i bëjnë flirtet e fillimit dyfish më interesante. Derisa t’ju ketë intriguar 100% nuk do të heqë dorë…
9. Shigjetari
Do t’jua bëjë me dije vetë, por në një mënyrë të adhurueshme. S’ka kohë për të pritur.
10. Bricjapi
Do të vësh re që tani je ti prioriteti. Në fakt, do ta ndjesh këtë.
11. Ujori
Do të jenë nervoz pranë jush. Sa gjasa ka që një Ujor largpamës, rebel dhe social të bëhet nervoz? Ka, kur ndodhet përballë njeriut që pëlqen.
12. Peshqit
Do të bëjnë gjithçka për të qenë pranë jush. Mund t’ju shfaqen kudo dhe jo, s’janë aty rastësisht.
Burimi: Bustle