Si ta kuptoni që partneri ka filluar t’ju mashtrojë, bazuar tek shenja e tij/saj

Dashi:

Nëse një Dash energjik fillon t’ju mashtrojë, kjo ndodh sepse ata duan më shumë eksitim në marrëdhënie. Dashi është atletik dhe gjithmonë në lëvizje, nëqoftëse ju nuk e mbani atë të angazhuar, ai do të jetë i prirur t’ja plotësojë këtë vetes, edhe pa ju. Dashi gjithashtu ka një ego, e cila ka nevojë për vëmendje, kështu që mbajeni partnerin tuaj Dash të lumtur me dashuri e detaje fizike e bëni më të mirën tuaj për të ruajtur faktorin ‘WOW’.

Demi:

Demi është një shenjë shumë besnike, kështu që tundimi i tyre për të mashtruar, ndoshta do të vijë pasi, të mos jenë më shumë të sigurt mbi besnikërinë e partnerit të tyre. Gjithashtu është një shenjë shumë sensuale dhe mund të tundohet e të guxojë deri në humbje, vetëm për të provuar kënaqësi të pastër të sensualitetit. Mbajeni Demin tuaj të lumtur duke treguar se sa kujdeseni për të si fizikisht ashtu dhe emocionalisht. Shumë seks, ushqim të shijshëm shtëpie, dhe shumë shënime vëmendjeje dhe dashurie.

Binjakët:

Për Binjakët e shqetësuar duhet një stimulim i fortë intelektual, për t’i mbajtur ata qëndrueshmërisht të lidhur me partnerin e tyre. Mbajeni pezull fundin e bisedës, kështu do t’i keni ata të tërhequr ndaj vetes. Nëse Binjakët mashtrojnë, atëherë ka gjasa të jetë fjala për një çështje emocionale dhe jo fizike. Ata mund të tërhiqen gjithashtu drejt cështjeve të internetit, chat-eve, faqeve seksi, të prirura drejt mashtrimit mendor. Mundohuni t’i flisni ne mënyrë seksi binjakëve dhe të mbani gjallë stimulimin mendor, për t’i mbajtur ata të lidhur pas jush dhe vetëm me ju.

Gaforrja:

I ëmbël, i ndjeshëm, Gaforrja nuk është i pëlqyeshëm të humbet. Bën përjashtim rasti kur ata janë vërtet shumë të ndjeshëm. Duke pasur vetëvlerësim të ulët, është një nga arsyet numër një pse njerëzit Gaforre mashtrojnë, sepse kjo i jep atyre nje nxitje egoje. Pra nëse Gaforrja juaj është shumë i ndjeshëm, atëherë nuk ndjehet i dashuruar dhe kërkon vëmendje e ngrohtësi diku tjetër. Përpiquni t’i jepni Gaforres suaj mjaft siguri në lidhje dhe t’i tregoni se sa i rëndësishëm është për ju, që ai të mos zvarritet diku tjetër.

Luani:

Ashtu sikurse dhe Dashi, Luani është një tjetër shenjë që dëshiron dramën dhe eksitimin. Plus kësaj Luani kërkon gjithmonë të jetë në qendër të vëmendjes dhe më i miri në atë që bën. Kjo është arsyeja se përse të dashuruarit në këtë shenjë duhet të kenë një reputacion të tillë seksi. Mbani Luanin tuaj të kënaqur duke mësuar disa truke kreative në shtrat dhe i lini ata të dinë se sa mirë ju bëjnë të ndiheni. Por duhet të dini se, nëqoftëse Luani ju mashtron, mos u habisni që po e bën me një version të ri tuajin. Ata janë të tërhequr ndaj energjisë rinore dhe e urrejnë idenë e plakjes.

Virgjëresha:

Virgjëresha është një shenjë serioze. Këtu kemi të bëjmë me individë të vështirë me veten, por njëkohësisht dhe shumë besnikë. Nëqoftëse Virgjëresha juaj ndihet i frustruar, kjo ndodh sepse ndjen që ju nuk po i jepni mjaftueshëm dhe kur ju jeni tepër kritik me të, ata mund të bëhen shumë kritikë ndaj jush gjithashtu e madje të kërkojnë prehje tek dikush tjetër. Bëja me dije Virgjëreshës që e do thjesht për atë çfarë është dhe do gëzosh një partner besnik dhe të dashur.

Peshorja:

Kjo shenjë romantike është definitivisht shumë e balancuar dhe i merr angazhimet seriozisht, ndaj nuk pëlqen që të mashtrojë. Por megjithatë ata mund ta lenë veten të lirë në flirte duke u vënë kështu pa dashje në situata ku flirti mund të shkojë shumë larg. Nëqoftëse ju do jeni një mik i ngushtë me Peshoren ai do mund të përfitojë dhe marrëdhënien tuaj romantike. Të gjeni kënaqësinë së bashku shoqëruar me shumë dashuri do të mbajë Peshoren tuaj të lumtur dhe besnik.

Akrepi:

Akrepi është i errët, misterioz, pasionant, shpeshherë i lidhur me mashtrimin, por jo gjithmonë është kështu. Intensiv dhe privat, karakterisitka që ju shtyjnë drejt dyshimeve dhe akuzave për mashtrim, të cilat ju dalin të gabuara. Oops! Akrepi mund të jetë shumë besnik, por ata kanë dëshira të forta psikologjike dhe nevojë për eksitim. Këshilla më e mirë? Mos kini frikë të jeni pak i çuditshëm dhe do të mbani Akrepin përgjithmonë në shtratin tuaj.

Shigjetari:

Ashtu sikurse Dashi dhe Luani edhe shigjetari ka nevojë për shumë veprim dhe aventurë por dhe të qëndrojë në një dhomë gjumi gjithashtu. Gjithmonë kur janë në lëvizje dhe përpjekje për të kapur përvoja të reja, e kanë të vështirë që t’ja dalin që herën e parë që tentojnë. Kjo është edhe një arsye që i bën ata ta marin seriozisht angazhimin kur e fillojnë atë. Karakteristikë e tyre është që ata nuk flirtojnë shumë sepse kjo aksidentalisht mund t’i cojë në probleme por nëse ju ndani shpirtin tuaj me një partner të shenjës së Shigjetarit, ata mund të jenë partnerë vërtet shumë besnikë.

Bricjapi:

Bricjapi është i qetë, i ftohtë dhe i mbledhur. Shpesh ata janë të dashuruarit besnikë sepse kanë forcën dhe disiplinën të kontrollojnë veten ndaj mashtrimeve dhe tradhëtisë dhe në rastet kur janë të tunduar fort. Por Bricjapi nuk ju kërkon admirim dhe respekt, por pret që ju t’i tregoni se sa të mahnitshëm janë ata. Lajmi i mirë? Bricjapi është i nderuar sepse është më i prirur ta ndërpresë marrëdhënien sesa të mashtrojë. Prisni, ky është një lajm i mirë apo jo?

Ujori:

Ujori intelektual nuk është shenja më romantike e horoskopit, por këta individë akoma kanë nevojë të ndihen të dashur dhe të rëndësishmë nga partnerët e tyre. Nga ana tjetër ndonjëherë Ujorët mund ta zënë veten aq keq të ngecur në idetë dhe shpikjet e veta saqë mund të lënë pas dore partnerët dhe të bien viktima të mashtrimit. Ujori është shenja më e paparashikueshme, ndaj nëse edhe ju i përshtateni do të mbani Ujorin tuaj të interesuar gjatë.

Peshqit:

Shenja ëndërrimtare e Peshkut, ka një imagjinatë të gjallë dhe s’do asgjë më shumë sesa fantazitë me fund të lumtur dhe dashuri. Por megjithatë vetëm sepse duan këtë magji, Peshqit mund të përfundojnë pak të zhgënjyer dhe të palumtur në momentin që marrëdhënia bie në një zonë të rehatshme dhe të gjatë monotonie. Bëni më të mirën tuaj për të krijuar momente të vecanta dhe magjike me të, dhe ai përherë do ta dijë që ju jeni fati i tij.

Burimi: Bustle

Author: Portali