Si ta largoni lehtësisht gërhitjen

Terapia miofunksionale është një ushtrim i gojës që do t’ju ndihmojë të hiqni qafe gërhitjen përgjithmonë!

Ato mund të forcojnë muskujt në fyt dhe të ndihmojnë në ndalimin e gërhitjes, thotë doktor Narwan Amini. Gërhitja ndodh kur ajri kalon përmes muskujve dhe indeve të relaksuar në fyt dhe gojë që shkakton dridhje, e cila manifestohet si gërhitje. Mund të përkeqësohet nëse rrugët e frymëmarrjes janë të kufizuara, sepse indet dhe muskujt dridhen kundër njëri-tjetrit ndërsa ajri “udhëton”.

Narwan rekomandon ushtrime që mund të aplikohen gjatë drejtimit të një makine, shikimit të televizorit ose çdo gjë tjetër:

Përsëriteni çdo zanore (a-e-i-o-u) me zë të lartë për tre minuta disa herë në ditë.

Vendoseni majën e gjuhës pas dhëmbëve të sipërm të përparmë dhe rrëshqitni gjuhën mbi ta për tre minuta në ditë.

Mbyllni gojën dhe shtrëngoni buzët dhe mbajini për 30 sekonda.

Hapeni dhe lëvizni nofullën në të djathtë dhe mbajeni për 30 sekonda. Përsëriteni të njëjtën gjë në të majtë.

Me gojën hapur, tërhiqni majën e gjuhës mbrapa përgjatë qiellzës së fortë sa të mundeni. Përsëriteni 20 herë.

Nëse këto ushtrime do të ndihmojnë varet nga shkaku i gërhitjes suaj. Për shembull, nëse gërhitja është e lidhur me alkoolin, heqja dorë nga pirja mund të jetë një hap i mirë për të filluar. Megjithatë, disa kërkime kanë treguar se këto ushtrime mund të jenë një formulë magjike për shumë njerëz./inforculture.info

Author: Portali