
“Për ndërtimin e piramidave, egjiptianët e lashtë duhet të transportonin blloqe të rënda gurësh dhe statuja të mëdha në shkretëtirë”, thanë kërkuesit e Universitetit të Amsterdamit.
Për ta bërë këtë, ata i vendosnin objektet e rënda në një slitë, të cilën punëtorët e tërhiqnin mbi rërë.
Ndërkaq fizikantët kanë krijuar një version laboratorik të një slite egjiptiane me rërë, shkruan Shekulli.
Ata kanë përcaktuar forcën e tërheqjes dhe ngurtësinë e rërës, si një funksion të sasisë së ujit në rërë.
Për të përcaktuar ngurtësinë, është përdorur një reometër, që tregon forcën e nevojshme për të deformuar një vëllim të caktuar të rërës.
Slita rrëshqet më mirë kur rëra është e butë. Forca e tërheqjes ulet në raport me ngurtësinë e rërës./inforculture.info