Sindi tregon se me cilin nga djemtë e ‘Përputhen’ po e vazhdon njohjen jashtë programi

Një nga ish-konkurrentet më te komentuara të ‘Përputhen’, për shkak të debateve të shumta që ka pasur në studio, është padyshim Sindi Loci.

Menjëherë pas mbarimit të programit ajo është shprehur se në të gjitha takimet që ka pasur me djem të ndryshëm ai për të cilin pendohet se nuk ka pasur më shumë dalje me të, është Blerimi.

Së fundmi, ajo ka postuar një foto teksa shihet duke darkuar me Blerimin dhe mund të themi me bindje se dukeshin kaq bukur së bashku.

Sindi ka treguar se po e njeh jashtë programit dhe se po kalojnë shumë mirë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Në postimin e bërë në Instagram krahas fotos ajo shkroi: “Na duheshin edhe disa takime të tjera”.

Nga ana tjetër, ajo mori një kompliment shumë të këndshëm nga Blerimi teksa e quajti “diamant që bën dritë”.

Image

Author: Portali