Sipas Merit kjo javë do jetë shumë interesante. Duhet të shikojmë mirë çështjet ekonomike dhe personale

Astrologia Meri Shehu ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, për të bërë si çdo javë ndarjen e yjeve për çdo shenjë. Sipas Merit kjo javë do jetë shumë interesante.

Duhet të shikojmë mirë çështjet ekonomike dhe personale.

Dashi– 1 yll, megjithëse hëna e re në Peshore është në kundërshtim me Dashin, por kjo nuk do të thotë që çdo gjë do kundërshtohet. Çdo gjë mund të shkojë drejt bashkëpunimit, por duke ditur që dashët janë egoistë dhe egocentrik duhet ta hapin dorën për një bashkëpunim të këndshëm. Kujdes me punën dhe një prapaskenë aty.

Demi– 2 yje, sepse do kenë problem me jetën erotike, në planet dhe projektet e tyre. Dikush nga e kaluara do vijë t’i përqafojë, por ka një prapaskenë, një as nën mëngë që nuk është shumë i mirë. Një punë e re i pret gjithsesi.

Binjakët– 5 yje, sepse në fund të javës nga data 27-28 Marsi në Binjak bën një lidhje të bukur me Saturnin në ujor dhe Binjakët do e shfrytëzojnë për të rehabilituar planet dhe projektet e tyre ligjore, studimet dhe një projekt shumë ambicioz.

Gaforrja – 3 yje, janë një nga shenjat kardinale që do merren shumë me shtëpinë me pasuritë e patundshme, ndryshime shtëpie rregullime debate, hapje e mbyllje shumë lëvizje aty, gjithë ky lëmsh lëvizjesh mund të humbasin energji.

Author: admin