Sipas shenjës së horoskopit, ja çfarë keni qenë në jetën e mëparshme

E keni menduar ndonjëherë se çfarë mund të keni qenë në një jetë të hershme? Zbulojeni sipas shenjës që keni në zodiak. Dashi: Lider i vërtetë. Në një jetë të mëparshme ju keni qenë shumë të fokusuar tek puna. Ishit të vendosur, këmbëngulës dhe drejtonit kompani të mëdha. Demi: Artist. Kreativiteti juaj mund të lidhet edhe me jetën e mëparshme. Sipas Dritare.net, dikur ju keni ditur t’i përdorni mirë duart dhe mund të keni qenë piktor ose skulptor. Binjakët: Shërues. Ju kujdeseni edhe sot që personat pranë vetes të ndihen sa më të sigurt. Në një jetë më parë ka mundësi të keni qenë shërues.




Gaforrja: Magjistar. Në një jetë të mëparshme ju i bënit të gjithë njerëzit të qeshnin dhe të argëtoheshin sa më shumë. Luani: Intelektual. Në të shkuarën ju keni qenë intelektualë te mëdhenj. Sigurisht që me atë kohë ishit shumë përpara dhe kjo duket edhe sot. Virgjëresha: Kërkues. Në jetën e mëparshme ju keni qenë përherë në kërkim të gjerave të reja dhe keni dashur të kuptoni gjithçka. Peshorja: Luftëtar. Në jetën e mëparshme ju keni qenë luftëtarë shumë të fortë dhe luftonit për të mbrojtur këdo nga padrejtësitë. Njerëzit që ishin pranë jush mendonin se ishit ndër më të fuqishmit në botë.




Akrepi: Artist. Ju keni qenë vërtet të talentuar dhe kjo vërehej në veprat tuaja. Shigjetari: Avokat. Në një jetë të mëparshme keni qenë mbrojtës së të dobtëve. Gjithmonë keni menduar dhe mendoni ende se liria për dikë është më e rëndësishmja në jetë. Bricjapi: Ambientalist. Në jetën e mëparshme ju keni qenë në mbrojtje të mjedisit dhe natyrës në tërësi. Edhe sot në fakt e mbroni atë dhe kafshët. Ujori: Mendimtar i hapur. Në jetën e dikurshme ju keni qenë një mendimtar i njohur. Gjithmonë keni vënë në dyshim normat e shoqërisë dhe keni sfiduar botën me idetë e shkëlqyera. Peshqit: Person intuitiv. Në jetën e mëparshme ju i keni besuar pafundësisht intuitës dhe keni lënë shpirtin t’iu drejtojë.

Author: admin