Nuk keni shumë ide si t’i kapni flokët këtë sezon? Zbuloni çfarë ju përshtatet me shenjën e horoskopit e për pasojë me karakterin tuaj.
Dashi: Një model flokësh i thjeshtë për t’u mbajtur. Duke qenë se jeni mjaft të angazhuara ju duhet patjetër një model i thjeshtë flokësh dhe që nuk kërkon shumë përkujdes.
Demi: Dy fije para. Kapini flokët topuz dhe lëshoni dy fije. do dukeni bukur dhe do ndiheni mirë.
Binjakët: Gjysmë të kapura. Ju të pavendosurit e zodiakut jeni përherë në mëdyshje për t’i mbajtur flokët lëshuar ose për t’i kapur. Këtë sezon mbajini gjysmë të kapura dhe do ndiheni më mirë.
Gaforrja: Bisht kali i gjatë. Modeli i Ariana Grande do ju shkojë shumë, jo vetëm se ajo është gaforre, por ky është një model ikonik që përfaqëson personalitetin e paduruar tuajin.
Luani: Kaçurrela natyralë. Ashtu si shenja që ju karakterizon, mbajini edhe ju flokët me kaçurrela natyrale dhe shumë volum.
Virgjëresha: Topuzi i rregullt. Për ju që nuk ju pëlqen të tërhiqni shumë vëmendjen, topuzi i thjeshtë është ideali për këtë sezon. Peshorja: Space Buns (dy topuzë). Duke qenë se ju jeni persona që doni përherë ekuilibër, ky model flokësh simetrik është perfekt.
Akrepi: Gërsheti seksi. Ju doni të dukeni përherë seksi dhe gërsheti që mban shpesh Zandaya, është më i përshtatshmi për këtë sezon.
Shigjetari: Bisht kali origjinal. Ju jeni shumë kureshtare dhe inteligjente. Sfidat nuk ju trembin aspak dhe për të realizuar gjithçka që doni zgjidhni t’i mbani flokët bisht.
Bricjapi: Një model flokësh i rregulluar mirë. Disiplina dhe kontrolli i vetvetes janë thelbësore për ju. Kur i vini vetes një qëllim jeni të gatshme ta ndiqni atë me çdo kush. Një model flokësh i shtrënguar, siç është edhe topuzi sipër, është ideali.
Ujori: Një ngjyrë flokësh e veçantë. E ku ka më mirë se një ngjyrë flokësh e veçantë për të rënë më shumë në sy? Zgjidhni një blu, gri apo rozë gold.
Peshqit: Një detaj artistik. Ju jeni romantike dhe kreative në përgjithësi kështu që edhe për flokët ju duhet diçka origjinale. Vendosni ndonjë aksesor të këndshëm dhe do shkëlqeni.