Pas spektaklit të të shtunës mbrëma, ‘Vëllai i Madh’ ka kërkuar nga banorët që të qëndrojnë dyshe të veshur me një bluzë të përbashkët deri në spektaklin e ardhshëm.
Nëse banorët do ta fitojnë këtë provë, çmimit të madh do t’i shtohen 20.000 euro. Ndërsa shorti i vuri pranë njëri-tjetrit dy rivalët e mëdhenj.
https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=19596144-0c53-4187-bf14-90d49297a401&ig_mid=A319CFA5-81D8-41F8-B7D9-0D4E4624E35E
Dhe derisa po angazhohen për punë të ndryshme brenda shtëpisë, gjatë ditës së sotme (e diel) nga banorët është kërkuar të përgatitin ballokume.
Në një moment derisa kanë vënë përparëset dhe kapelat e kuzhinierëve dhe qëndronin ulur, Olta e ka përqafuar dhe e ka puthur në faqe Luizin, ndërsa ka dashur që ta shihte edhe Kiara Tito.
“S’e pa Kiara, sa inat më erdhi…”, është shprehur aktorja dhe e ka puthur sërish që ta shihte e dashura e këngëtarit. /Telegrafi/