Modelja Beniada Nishani është një ndër personazhet më të njohura në Shqipëri dhe jashtë saj. Ajo ditët e fundit, ka marrë vëmendjen e gjithë mediave për shkak pjesëmarrjes së saj në Festivalin e Filmit në Venecia. Beniada u shfaq e veshur me një fustan të zi e cila ngjante mjaft elegante, të krijuar nga Lia Stublla.
Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale, ku së fundmi ka postuar në Instagram një foto nga fëmijëria e saj.
Modelja shprehet se fotoja është shprehur gjatë një festivali të organizuar nga shkolla.
“Nga festivali i Venecias te festivali në San Giovanni Rotondo. Mami Linda ma tregoi këtë foto që kam kënduar dhe kërcyer në festivalin e shkollës. Nuk e di se çfarë këndoja sepse “parfumi im” nuk kishte dalë akoma. Kaq kisha. Shihemi së shpejti me një këngë”,ka shkruar Beniada.