
Producenti dhe aktori i njohur, Ermal Mamaqi ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”. Gjatë intervistës u shfaqën në ekran figura publike, rreth të cilave ai duhet të jepte një koment.
Një ndër këta figura publike ishte aktori i humorit, Donald Veshaj. Ermali i dha një këshillë që të jetë më i organizuar dhe të stabilizojë ndjenjat.
“Mund t’i këshilloj që të organizohet me shpejtësi dhe të stabilizohet me ndjenjat”, tha producenti.