Studimi: Të paturit një rreth të madh shoqëror na ndihmon të luftojmë këto sëmundje

Miqtë e vërtetë na duhen jo vetëm për të mos qenë vetëm por sipas studimeve, ka disa arsye shëndetësore pse duhet t’i kemi në jetën tonë. Të pasurit rrjet të gjerë shoqëror, ndihmon në luftimin e obezitetit, diabetit dhe sëmundjeve kronike.

 

Studimi thotë se personat e shoqërueshëm kanë forma të ndryshme të mikroorganizmave në zorrë, sepse i marrin mikrobet e ‘mira’ nga njëri-tjetri.

 

Ekspertët nga Universiteti i Kalifornisë në Shtete të Bashkuara, thonë se të pasurit e grupeve të ndryshme të baktereve, ndihmon në luftimin e obezitetit, diabetit dhe sëmundjeve të ndryshme. Madje sa më të ndryshme të jenë grupet e mikroorganizmave në zorrë, aq më të rezistueshëm bëhemi ndaj infeksioneve.

 

Raporti i botuar në gazetën Shkenca e Avancuar, tregon se fëmijët e vegjël dhe njerëzit e vetmuar, kanë shumë pak lloje bakteresh në zorrë.

 

Shumëllojshmëria e baktereve, të cilat kanë mundësi të parandalojnë dhe luftojnë sëmundje, mund të arrihet vetëm me shoqëri të gjerë dhe kontakte të shpeshta.

Author: portali