Suitë romantike për Kiarën dhe Luizin në BBVA – çifti do të qëndrojnë veçmas deri të martën

Në Big Brother VIP Albania banorët përballen vazhdimisht me lojëra të ndryshme.

Në lojën që patën gjatë kësaj jave atë të imitimeve, pati tre persona fitues: Kiara Tito, Gerti dhe Elvis Pupa.

Ata kishin një avantazh që të kërkonin ndonjë gjë nga ‘Vëllai i Madh’ dhe për këtë moderatorja diçka të bukur për të dhe partnerin e saj, Luizin.

Atyre iu bë një ambient romantik, një suitë, në të cilën do të qëndrojnë veçmas deri të martën.

Ata tashmë po shijojnë çdo moment pranë njëri-tjetrit duke ndarë me publikun edhe momente tejet të bukura e romantike.

Theksojmë që mbrëmë nga Big Brother VIP Albania u largua Armaldo Kllogjeri. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/topchannelalbania/?utm_source=ig_embed&ig_rid=a7360931-6ec5-4256-acf0-082f54b37a06&ig_mid=B02C9B8A-C5DC-4444-B325-554547AAA323

Author: portali