Të kujdesesh për shtëpinë nuk është aq e thjeshtë sa mendoni. Në fillim mund të duket sikur mjafton të vësh pak rregull, por në të vërtetë, zonjat e shtëpisë e dinë mjaft mirë sa e vështirë është të lash, marrësh pluhurat, të hekurosësh çentrot e mamasë të pastrosh apo të gjesh se ku dreqin kanë përfunduar çorapet.
Duke qenë se rrëmuja është ajo çka urrejnë më shumë, nuk është çudi që Virgjëresha të jetë ëndërra e çdo vjehrre. Në shtëpitë e personave te kësaj shenjeje çdo gjë është e mirëorganizuar dhe çdo centimetër katror i shfrytëzuar si duhet, prandaj janë edhe më maniaket për pastërti e rregull. Nuk lënë asnjëherë papastërti ne shtëpi dhe duan që gjithçka të shkëlqejë.
Nuk na ngelet veçse të themi, lum kush e ka dhe lum kush e fut në shtëpi.