Të dashuruar si ditën e parë, Merita Halili dhe Raif Hyseni tregojnë “sekretin” e 33 viteve së bashku

Ajo është pa diskutim një nga këngëtaret më të njohura të muzikës popullore qytetare. Është quajtur ”Bilbili i Tironës”, dhe jo vetëm, pasi muzika e Merita Halilit ka depërtuar në të gjitha skajet e Shqipërisë. Edhe pse artistja e mirënjohur jeton në SHBA prej më shumë se 20 vitesh, rrugëtimi i saj në muzikë nuk është ndalur për asnjë moment, përkundrazi ajo është gjithmonë e pranishme në gëzimet e shqiptarëve.

Këngëtarja e njohur dhe bashkëshorti i saj Raif Hyseni, ishin të ftuar në emisionin “Rudina”, ku edhe treguan më shumë për martesën e tyre. Gjatë bashkëbisedimit në studio, Raifi tregoi se ai e kishte harruar një herë ditëlindjen e bashkëshortes, ndaj dhe për të rregulluar marrëdhënien me të, kishte zgjedhur që t’i bënte dhurata çdo ditë.

E po ashtu, ata u shprehën se sekreti i lumturisë së tyre është toleranca, pak xhelozi dhe disa harresa që “zhbëhen” me gjeste të ëmbla.

 

PJESË NGA BISEDA

 

Rudina Magjistari: Cili prej jush e harron ditëlindjen e partnerit? Oh, Raifi. Merita s’harron kurrë?

 

Merita Halili: Asnjëherë.

 

Raif Hyseni: E di pse? Se gjithmonë e trajtoj sikur e ka ditëlindjen çdo ditë.

 

Rudina Magjistari: Kështu që merrke shumë dhurata gjatë vitit, Merita?

 

Merita Halili: Shumë.

 

Merita dhe Raifi, prej 33 vitesh janë partnerë në jetë e në skenë dhe vazhdojnë të ruajnë dashurinë njësoj si ditën e parë.

 

 

 

Author: portali