Anila dhe Ardit Gjebrea janë një ndër çiftet më të komentuar dhe më të dashur të publikut shqiptar. Dyshja na ka dëshmuar herë pas here shembullin perfekt të një marrëdhënie ideale në çift, si dhe në familje.
Sot në këtë familje të bukur ka festë pasi Anila Gjebrea feston ditëlindjen. Në këtë ditë speciale nuk kishte si të mungonte një urim nga Ardit Gjebrea për gjysmën e tij më të mirë. Krahas një fotoje të ëmbël të publikuar në Instagram, Gjebrea i ka dedikuar fjalët më emocionuese dashurisë së tiij.
“Çfarëdo dhurate të të bëj sot, nuk do të jetë kurrë më e bekuar se dhurata që më ka bërë kjo ditë, duke të sjellë ty në jetë – për mua, Jonin dhe Annën. Gëzuar ditëlindjen! Të Dua!”, ka shkruar Ardit Gjebrea./tvklan.al./Shqiperia ime.com.al