Të manipuloni njerëzit për të arritur atë që doni, do të rezultojë në diçka…!/ Horoskopi i Meri Shehut 19 nëntor 2022

Dashi

Padurimi po i çon larg dëshirat tuaja. Në vend që të shqetësoheni për atë që ju mungon, kënaquni me atë që keni. Ëndrrat tuaja do të realizohen kur të relaksoheni dhe të mendoni se jeni në rrugën e drejtë. Një vendim ligjor do të jetë në favorin tuaj dhe do t?ju lejojë të bëni disa plane emocionuese. Jeni gati të largoheni nga çështjet stresuese dhe të shikoni disa opsione të reja.




Demi

Mos i merrni shumë personale reagimet negative. Personi që i bën ato është shumë xheloz për ju.Vazhdoni dhe përqëndrohuni tek vetja dhe ambiciet tuaja sepse do të keni shpërblime materiale, emocionale dhe shpirtërore. Rezistojini tundimit për ta ndarë me miqtë çdo histori dhe mbajini sekrete detajet e marrëdhënies suaj intime. Nëse nuk e bëni, do të dëmtoni dashurinë.

Binjakët

Njerëzit ju akuzojnë se jeni shumë të ftohtë dhe të panjdeshëm. Ata janë mërzitur se keni vënë të parat nevojat tuaja. Mos u bëni viktimë e mendimeve të tyre sepse nuk jeni përgjegjës për ndjenjat e të tjerëve. Pas një periudhe zhgënjimi, do të arrini një marrëveshje me një partner romantik ose një bashkëpunëtor pune. Jini të hapur ndaj kërkesave të tyre. Duke u dhënë atyre disa nga gjërat që duan, do të kthehen.

Gaforrja

Në vend që ta vrisni shumë mendjen për realitetin, lëreni veten të lundrojë edhe nëpër ëndrra. Zhvillimet më emocionuese zakonisht fillojnë si ide. Mos e lini vëmendjen tek gjërat që nuk dëshironi. Aftësitë tuaja tërheqin detyra premtuese. Zgjidhni atë që përfshin udhëtime të shumta. Konsiderojeni një mendim për të lëvizur jashtë vendit.




Luani

Keqardhja do të rezultojë në gabime të turpshme. Në vend që të përpiqesh të nxitosh për një punë, ngadalësoje ritmin. Kushtoji vëmendje çdo aspekti të kësaj detyre. Kjo do t’ju lejojë të kapni në kohë gabimet. Nëse i luani drejt letrat , do të arrini të kuptoni strategjitë fituese të konkurrentit.

Virgjeresha

T?u imponosh të tjerëve vullnetin tënd, nuk është mënyra e duhur për të vepruar. Mundohu të fitosh simpatinë e njerëzve. Tregoni interes në mirëqënien e tyre. Komplimento pikat e forta.

Tregohuni të gatshëm të shqyrtoni edhe mundësitë të cilat në fillim ju duken absurde.

Peshorja

Të manipuloni njerëzit për të arritur atë që doni, do të rezultojë në diçka mjaft negative për ju. Pasi të keni marrë atë që doni, të tjerët do të fillojnë t?ju shmangen sepse do të lodhen nga të qënit të përdorur. Mënyra më e mirë për të krijuar marrëdhënie të dobishme është të jepni dhe jo vetëm të merrni. Bërja e planeve për një udhëtim do të jetë kënaqësi.

Akrepi

Merrni pak pushim nga detyrat e shumta. Largimi nga tavolina e punës për një shëtitje të thjeshtë apo për një filxhan çaji, do t?ju ringjallë. Mos u shqetësoni për atë që mendojnë të tjerët. Njerëzit do t’ju falenderojnë se keni qenë të vëmendshëm ndaj nevojave të tyre. Ju keni pasur gjithmonë aftësinë për të zbuluar mundësitë e fshehura.




Shigjetari

Kini kujdes kur mburreni për arritjet tuaja. Edhe pse keni arsye për t?u ndjerë krenar, nuk duhet të ekzaltoheni shumë kur përreth keni njerëz më pak të suksesshëm. Miqtë, kolegët dhe të afërmit do të ndihen më mirë nëse u ofroni atyre inkurajim. Shumë shpejt, nuk do të duhet të punoni kaq shumë për të promovuar axhendën tuaj, publiku do ta përqafojë atë automatikisht.

Bricjapi

Të qënit ultra-posesiv do të nxisë dashuri, para dhe mundësi. Universi është pafundësisht i bollshëm. Nëse tregoni mirënjohje për atë që keni, do t’ju japë më shumë. Besoni intuitën tuaj, sidomos kur bëhet fjalë për zgjerimin e horizontit. Nëse keni menduar për realizimin e një udhëtimi, të merreni me një hobi të ri ose përmirësimin e njohurive, bëjeni.

Ujori

Pakënaqësia po dëmton gëzimin tuaj të jetës. Bëni një listë të tre gjërave të mrekullueshme që vini re tani, kjo gjë do t?ju lehtësojë. Ju pëlqen të punoni me njerëz që ndajnë me ju të njëjtat vizione. Së bashku, ju do të krijoni diçka me vlerë dhe mos u habisni nëse kjo ju sjell pagesa të reja.




Peshqit

Jini të hapur për mendimet e të tjerëve edhe pse jeni të bindur se rrugët tuaja janë më të mira. Mos prisni që të gjithë të tjerët të pajtohen me idetë tuaja. Ky qëndrim i fiksuar do t’ju shkëpusë nga njerëzit që mund të jenë aleatët tuaj më të mëdhenj. Do ta kuptoni se po shkoni në drejtimin e duhur kur mendoni se puna juaj e ardhshme do t’ju sjellë gëzim.

Author: admin