Teatri i maceve “Moscow”, i krijuar në vitin 1990 nga interpretuesi i njohur i cirkut Yuri Kuklachev, është i vetmi teatër në botë ku trupa e aktorëve përbëhet vetëm nga macet.
Kuklachev vendosi të punojë me macet, pasi gjeti një kotele të braktisur në një park. Macet janë yjet e çdo shfaqjeje, ato interpretojnë si “xhonglere”, “gjimnaste fluturuese”, “iluzioniste” dhe “aktore”, duke hedhur poshtë idenë se macet nuk mund të zbuten.
Teatri ka një staf të tërë me veterinerë, kujdestarë dhe stilistë për t’u kujdesur për nevojat e këtyre superyjeve.
Në vitin 1995, gjatë një turneu në Paris, teatrit iu dha Kupa e Artë e Botës dhe mori titullin “Teatri më origjinal në botë”./inforculture.info