Temperaturat rriten në mëngjes, pasditja sjell vranësira! Mësoni parashikimin e motit për sot

Këtë të mërkurë vendi ynë, vijon në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites por pasditja sjell vranësira disi më të dukshme në territor.

 

Sipas MeteoAlb, nuk priten reshje. Parashikohet që mbrëmja dhe nata të përmirësojnë motin duke bërë që i gjithë vendi të jetë i kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës 12°C, Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Elbasanit 35°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgë 2 ballë.

 

Orët e paradites do të paraqiten në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në të gjithë Kosovën por pas-mesdite vranësirat do të pësojnë zhvillim duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurtra shiu, më të theksuara në veri dhe verilindje të Kosovës.

Author: portali