
Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter ka goditur brigjet e Kretës.
Sipas qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundjet e forta janë ndjerë në të gjithë pjesën jugore dhe veriore të Kretës, konkretisht në Heraklion, Chania, Rethymnon.
Epiqendra e tërmetit ndodhet 43 kilometra në jug-jugperëndim të porteve të Heraklionit. Thellësia e tërmetit vlerësohet të ketë qenë 2 km.