Tërmeti në Turqi, rëndohet bilanci i viktimave

Shpëtuesit vazhduan të gërmojnë nëpër rrënojat e ndërtesave të rrafshuara dhe të dielën, në Izmir të Turqisë. Më herët Presidenti turk Tayyip Erdogan njoftoi rritjen e numrit të jetëve të humbra në qytetin bregdetar të Izmirit, ndërsa dy adoleshentë vdiqën në ishullin grek të Samos. Autoritetet turke raportojnë se 83 persona kanë humbur jetën për shkak të tërmetit në Izmir dhe 962  të tjerë kanë mbetur të plagosur.Sipas informacioneve të deri tanishme 743 persona kanë dalë nga spitali pasi gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe 219  vazhdojnë të marrin  ndihmën që i nevojitet. Tërmeti i së Premtes, për të cilin Instituti Kandilli me qendër në Stamboll tha se kishte një madhësi prej 6.9, ishte përqendruar në Detin Egje, në verilindje të Samos.

 

Author: admin