“T’i merrja erë, le të mos na dojë”, halla i lutet mbesës për një përqafim (Video)

Feride priti plot 38 vite për të njohur mbesën e saj, Vitrinën. Pasi e njohu nëpërmjet ekranit të “Ka Një Mesazh Për Ty”, kërkesa e saj e vetme ishte ta përqafonte vetëm një herë. Megjithatë, vitet,largësia dhe vuajtjet kanë ndikuar te Vitrina, e cila e refuzon takimin mes tyre.

Ardit Gjebrea, moderatori i emisionit “E diela shqiptare” në Tv Klan, i kërkon Feridesë dhe vajzës së saj, Bajames, ta mirëkuptojnë Vitrinën. Feride i drejton një lutje të fundit.

Feride: Ne e mirëkuptojmë dhe jemi shumë falënderuese që erdhi deri këtu. Mirë do të ishte të na takonte sot, t’i merrja veç erë të paktën, le të mos na dojë neve ajo. Meqenëse mora mundimin se jam e sëmurë, të paktën të të takojmë, mos na duaj.

Vitrina: Diçka duhet ta ndiesh, unë nuk e ndiej. Më quani të keqe nëse doni. Unë e di se çfarë kam kaluar./tvklan.al./Shqiperia ime.com.al

 

Author: Portali