Debatet mes Einxhel dhe Donaldit duket se nuk kanë për t’u mbyllur kurrë.Pas sherrit të Prime-s së mbrëmjes së kaluar, ata janë kapur sërish sot me fjalë.
Gjatë një diskutimi Einxheli i thotë Donaldit që ai nuk di të lexojë dhe se është treguar super hipokrit, pasi sipas saj, ai ka bërë antireklamë në lidhje me të edhe pse ajo nuk ka pasur asnjë faj në atë histori.
Einxhel: Pse çfarë fola unë për ty?Donaldi: Për mua? Që unë nuk di të lexoj.Einxhel: Por nuk di të lexosh, është e vërtetë. Nuk di të lexosh se unë të kam parë kur lexon zarfin kur vjen. Kalon nga shtatë fjalë se nuk i lexon.Donaldi: Çdo gjë ti e justifikon.
Einxhel: Unë asnjëherë nuk të hodha poshtë talentin ty djalë i dashur. Unë thashë je ti personi jo korrekt, personi që më ke mashtruar dhe personi që je treguar super hipokrit, që ke shkuar dhe ke bërë antireklamë për mua edhe pse unë nuk kam pasur asnjë faj në të gjithë atë histori. Dhe kur të dalim do e sqarojmë këtë gjë tjetërkund, me fakte dhe dëshmitarë. Pa pasur nevojë që të përmenden njerëz të tjerë këtu.
Einxhel gjithashtu u shpreh tek banorët e tjerë që do ta hedh në gjyq Donaldin për çdo “mashtrim dhe dëmtim imazhi”, edhe pse Arjola shprehet që të dy duhet t’i kërkojnë falje njëri-tjetrit./asutimes.com