Trekëndëshi Bora-Beatrix-Donald është komentuar shumë në rrjet, ku këta dy të fundit janë sulmuar keq nga publiku. E ftuar sot në “Big Brother VIP Fun Club”, Beatrix ka folur për herë të parë për zhurmën që krijoi lidhja e saj me Donaldin.Ajo ka thënë se e priste që publiku do kishte reagime negative, por jo në përmasa kaq të mëdha.
“Ke çifte që sot e kësaj dite janë të ndarë dhe vazhdojnë kanë atë shpresën. E dija e kisha menduar, e dija që do kishte njerëz që nuk do ta pëlqenin lidhjen time me Donaldin, por që nuk e kisha marr me mend që do të ishte në përmasa kaq të mëdha”, është shprehur Beatrix.
“E shkuara e askujt nuk fshihet. E shkuara është e shkuara dhe ti ndjen paqe me atë gjënë dhe unë ashtu kam reflektuar”, ka shtuar më tej këngëtarja./asutimes.com