Mbrëmjen e djeshme, Beatrix Ramosaj nuk hyri në Big Brother VIP për shkak të hatërmbetjeve nga një shaka e Ermal Mamaqit në shtëpi që përmendte atë dhe Bora Zemanin.
Ai deklaroi se do ta marrë Borën në film. Donaldi kërkoi nga ana tjetër që ta paguajë mirë dhe me shaka pyet për rolin e tij.
Salsano Rrapi me tallje u shpreh nga ana e tij se Donaldi në film do ta ‘vrasë’ edhe Trixën gabimisht. Kjo shkaktoi të qeshuradhe tallje mes banorëve, përfshirë Donaldin, skenë e mjaftueshme për ta lënë Trixën të mërzitur.
Por ku është Trixa?
Burime të sigurta të Prive.al bëjnë të ditur se ajo nuk është fare në Tiranë por i ka hipur aeroplanit dhe është larguar nga Shqipëria për disa dite.
Kjo ishte arsyeja pse mes tjerash Dagzi tha se nuk mund të vinte me taksi por i duhej aeroplan nëse ndërron mendje.Trixa nuk ka bërë asnjë postim në rrjete sociale, as mbi ngjarjen e as mbi vendndodhjen ku është aktualisht./inforculture.inforculture.info