Studentët u përleshën me policinë turke në Stamboll të hënën, të zemëruar për emërimin nga ana e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan të një rektor të ri në një nga universitetet kryesore të vendit. Ata pretendojnë se procesi i emërimit ishte jodemokratik.
Të Shtunën, Erdogan emëroi Melih Bulu si rektor të Universitetit Bogazici në Stamboll.
Mediat turke njoftuan se administratori i ri është i pari i zgjedhur nga jashtë një universiteti që nga një grusht shteti ushtarak në 1980. Studentët dhe akademikët po bëjnë thirrje për dorëheqjen e Bulu.