Banorët e “Big Brother VIP Albania” ditën e djeshme (24 mars) kanë bërë plot 90 ditë në shtëpi.
Me këtë rast atyre i është organizuar një festë madhështore në pishinë, ku kishte DJ, pije dhe gjithçka tjetër për një argëtim perfekt.
Konkurrentët u argëtuan mjaft shumë me njëri-tjetrin, kërcyen e madje kënduan edhe disa hite të mëdha të artistëve shqiptar.
Në një moment Luiz Ejlli ka interpretuar këngën “U bo vonë” të Capital T. Kjo këngë në versionin e Luizit bëri xhiron e rrjetit duke u pëlqyer nga të gjithë.
Performanca e artistit nga Shkodra është shpërndarë edhe nga reperi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook. Kështu duket se Capital T e ka vlerësuar Luizin duke kënduar hitin e tij.
“Shumë vonë”, ka shkruar Trimi krahas videos.
Luizi ndërkohë më herët ka kënduar edhe projektet e Ghetto Geasyt, gjersa ky i fundit e shpërndau sërish në rrjete sociale dhe e quajti ‘Luiz Baba’.