U eleminua nga ‘Big Brother VIP’, Maestro i del në mbrojtje Luizit: Gjesti me Kiarën, një bezdisje jo dhunë!

Incidenti gjatë Primes së BBV2 mbrëmjen e kësaj të shtune, ku në një moment kur Kiara i ka bërë me shenjë Luizit të jetë më i moderuar në argumenta dhe ky i fundit e ka stopuar me dorë, është komentuar edhe nga panelistët e “Fun Club” mesditën e sotme.

Për panelistët, por edhe konkurrentin e fundit të dalë nga Shtëpia më e famshme, Armaldo Kllogjeri, ky gjest në dukje i tepruar dhe interpretuar si dhunë, nuk është gjë tjetër se sa një reagim i Luizit i bezdisur, çka mund t’i ndodh kujtdo në jetën normale.

Pjesë nga biseda:

Armaldo: Unë e mendoj si një bezdisje, jo dhunë, duhet të gjejë një mënyrë tjetër jo atë, se ajo mund të jetë pak acaruese, ajo tek lavamani është një situatë krejt ndryshe, e vazhdueshme. Ne jemi në makinë dhe largohu njëçik ta marr,,,

Kiara është gjithë kohës aty, dhe është gjithmonë në tension. Dhe duke parë se Luizi bën një lojë të fuqishme, madje gati-gati të rëndë, Kiara është vendosur deri diku edhe në rolin e avolkatit. “Shiko, mos e bëj…”, por Luizi ka shkuar për lojë aty, nuk mund të bëjë një lojë që nuk do t’i lejonte të fitonte Big Brother.

Arditi: Është e tepruar të quhet dhunë.

Aulona: Ajo nuk është një gjë e bukur për t’u parë kur shihet vetëm momenti, nuk më duket dhunë, se edhe Kirara thotë që nuk dua të diskutohet pse ti japin rëndësi, njerëzit që nuk e simpatizojnë e thonë që është dhunë. Nuk mund të shohësh dy momente në 80 ditë qëndrim, këto të dyja nuk mund ta eklipsojnë gjithë këto tjerat, ai ka gjëra shumë më të mëdhaja se sa dy episode.

Vlen të theksohet se, pasi Kiara fitoi lojën e imitimeve, Vëllai i Madh ka vendosur të llastojë deri diku çiftin, ndërsa ka përgatitur një suitë për të dhe Luizin. Në suitën, e cila iu vendos në dispozicion pas kërkesës së Kiarës, çift do të qëndrojnë deri të martën.
Top Channel

Author: portali