
U eliminua nga BBV, Kiara bën deklaratën e bukur për Luizin: Kam fituar dashurinë, gjënë më të bukur në këtë jetë!
Kiara u eliminua mbrëmjen e djeshme nga “Big Brother VIP”. Ajo nuk kishte një biletë kthimi, por teksa ishte në studio moderatorja tha se e ka marrë fitoren e saj për aq kohë sa ka fituar dashurinë.
“Më vjen pak keq që nuk arrita në finale se kisha filluar ta fantazoja. Megjithatë unë fitova dashurinë që është gjëja më e bukur në këtë jetë dhe jam shumë e lumtur”, tha Kiara.
Ajo u përlot teksa pa klipin e mbushur me momente të bukura.