Zbardhet dëshmia e Ervin Selitës, reperit të njohur me emrin e artit Vinz, i arrestuar ditën e djeshme nga policia e Tiranës pas një ko nflikti me a rmë, ku tentoi të vriste pronarin e një hoteli.
Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se 30-vjeçari i arrestuar bashkë me partneren ka thënë në dëshminë e tij se është klient i rregullt i hotelit dhe ndaj ishte mërzitur që i kishin kërkuar kartën e identitetit.
Ai ka thënë më tej se ka qenë i dehur ku ka ndodhur ngjarja.
“Jetoj afër hotelit dhe i njoh mire se jam klient i rregullt.
Fakti që me kërkuan kartë identiteti më mërziti se ata me njihnin. Isha i dehur kur ndodhi ngjarja”, ka thënë 30-vjeçari.
Dy miq të tij janë shpallur në kërkim Xhuliano Selita dhe Erjon Mici që i erdhën në ndihmë gjatë konfliktit dhe më pas fshehën a rmën me të cilën Ervin Selita qëlloi për të v rarë pronarin e hotelit./Shqiperiaime.com.al