U pendua që nuk u lidh me Arjolën në BBVIP? Kledi në “Më lër të flas”: Nuk mundesha…

Kledi Hysa, ish-banor i Big Brother Vip, ka treguar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas” me Romeo dhe Donaldo Veshajn, “të pathënat” e eksperiencës së tij në program.

I pyetur nga Donaldi nëse është penduar që nuk është lidhur me Arjolën, Kledi tha se në ato momente ishte e pamdundur, sepse ishte në një lidhje. Kledi tregoi se tashmë lidhja ka marrë fund dhe po fokusohet më shumë tek vetja.

 

Kledi: Jam në shërim. Unë i lidhur isha, kur dola u zgjidha. Gjërat ndodhin për një arsye, nuk u ndava prej bigut. Po fokusohem te vetja, në rrugën time. Nuk jam penduar për asgjë.

 

Donaldi: Nuk u pendove që nuk u lidhe me Arjolën?

 

Kledi: Nuk isha single, ishte pamundur, nga ana ime.

Author: portali