
Autoriteti Portual në Durrës, ka njoftuar se sot rinisin lundrimet drejt Barit. Tragetet e linjave do të nisen sipas orareve të përcaktuara, ndërsa lundrimet ishin pezulluar për shkak të motit të keq.
Njoftimi i plotë i APD:
Ju informojmë se mbrëmjen e sotme, dt.30.12.2020, tragetet do të rinisin lundrimet drejt Barit(Italisë). Për detaje dhe informacione të detajuara, mund të informoheni në faqen zyrtare, në rubrikën “Pasagjerët” ose të kontaktoni në Linjën e Gjelbër: 0800 73 74.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin!
Link: https://www.durresport.al/…/raporti-ditor-i-trageteve…/