




Disa persona janë aq të ndjeshëm saqë qajnë edhe për gjërat më të vogla, ndërsa disa të tjerë thjeshtë shtiren për ndjeshmërinë e tyre në mënyrë që të tërheqin vëmendjen e të tjerëve. Ndjeshmëria është pjesë e karakterit të secilit prej nesh dhe në këtë një ndikim të madh ka edhe shenja jonë e horoskopit. Por cilat janë shenjat më të ndjeshme dhe qaramane të horoskopit?




Gaforrja
Padyshim që Gaforrja është shenja më e ndjeshme nga të gjitha shenjat e horoskopit dhe kur sulmohen, ata qajnë si një fëmijë i vogël. Megjithatë ata nuk shfaqin shenja të zemërimit dhe do të tërhiqen në vetminë e tyre derisa tu dalin sytë nga të qarët. Sigurisht, në fund ata urrejnë atë që kanë bërë. Si ta përballosh? Kur Gaforret qajnë, mos i lini ata vetëm. Kjo shenjë vazhdimisht ka nevojë për mbështetje dhe siguri, kështu tregojuni atyre se jeni aty.
Peshqit




Peshqit gjithashtu konsiderohen si një shenjë shumë e ndjeshme. Ata normalisht nuk i shfaqin kurrë ndjenjat e tyre dhe nëse trajtohen në mënyrë të gabuar, ata pothuajse gjithmonë qajnë! Pjesa më e keqe është se asnjëherë nuk do ta kuptoni çfarë u keni bërë. Si t’i përballosh ata? Kur lëndoni një Peshk, thjesht kërkoni falje dhe kaloni kohë me ta. Kjo do të jetë e mjaftueshme për t’i qetësuar.



