“Vdeksha unë për ju!” Maestro “shijon” frytet e para të famës!

Armaldo Kllogjeri i njohur tashmë nga të gjithë si Maestro ishte një nga banorët më të spikatur të këtij edicioni të “BBV”. Tenori një javë më parë u eliminua nga shtëpia në një nominim midis tij, Kristit dhe Luizit.

Tani që ndodhet jashtë ai po shijon frytet e famës, të cilat janë pasqyruar edhe në Insagramin e tij. Maestro ka arritur 100.000 ndjekës në këtë rrjet social, gjë e cila do të thotë shumë sot në botën e Internetit.

Ky fakt e ka lumturuar shumë edhe Armaldon, i cili nuk e ka fshehur reagimin e tij edhe në Instagram. Krahas një fotoje me të dhënat e reja, Kllogjeri shkruan: Vdeksha unë për ju.

Nga ana tjetër mbrëmjen e djeshme teksa ishte i ftuar në “Më Lër të Flas”, Maestro zbuloi se sa paguhet si tenor dhe pse u rikthye në Shqipëri pas emigrimit.

“Të shikosh këto shifra largimesh është e frikshme. Ata kanë një model që i frymëzon për të ikur. Shohin një deputet ministër që pasurohet shumë shpejt. Në fund fare ne që punojmë ndershmërish paguhemi shumë pak. Kur të dalim në pension a do të kemi para për të marrë?!”, deklaroi ai, duke vijuar më pas:

“Jam kthyer për të jetuar pranë njerëzve të mi dhe familjes sime. Ne në fakt këtë vit kishim një fat të madh që na u rrit paga. U zgjuam në mëngjes dhe thamë që paska një gjë të vërtetë. Unë paguhem 1.2 milionë lekë të vjetra”, shtoi më tej Maestro.

Author: portali