Kiara Tito ka surprizuar ditën e sotme të dashurin e saj Luiz Ejlli, duke i çuar një dron mbi shtëpinë e Big Brother VIP.
Droni mbante banderolën ku shkruhej “Të kam zemër, të dua, Kiara“, teksa mbante dhe foton e dyshes nga puthja e dasmës brenda shtepise se Big Brother. Droni ka lumturuar pa masë shkodranin, por kamerat e largojne menjehere fokusin nga Luizi, pasi regjia dhe produksioni ka filluar qe mos transmetoje më reagimet e banoreve që u vijnë informacione nga jashtë.
Me anë të këtij droni, Kiara i çoi një mesazh të “koduar” Luizit. Disa jave me pare këngëtari i ka thënë Kiarës që nese del nga shtepia, ajo duhet t’i coje nje mesazh duke përdorur kodin “Të kam zemër”, duke nënkuptuar se Luizi është në rrugën e duhur për të arritur fitoren në “Big Brother”
https://vm.tiktok.com/ZMY4nMA2A/