“Vij nga viti 2906”, fillon videon e saj në rrjetet sociale accounti me emrin Truth Needs To Be Out. “Në 14 Nëntor 2022, katër njerëz do të marrin super fuqi nga dielli. Përfshirë telekinesis, forcë etj.”, vazhdon më tej.
“8 Tetor 2022, disa derra të infektuar shpëtojnë nga një laborator eksperimentesh. Ngjarje që do infèktojë 60% të species.
1 Nëntor 2022, disa dosje sekrete do publikohen dhe kanë të bëjnë me alienët që ndodhen mes njerëzve prej një kohe të gjatë.
Në 10 Dhjetor 2022 Presidenti Biden do shkarkohet nga detyra për shkaqe shëndetësore”, thotë personi që deklaron se vjen nga viti 2906.
13 Janar 2023 do të zbulohet Azawa e cila është një botë në brendësi të Tokës,” një datë relativisht e afërt. Do jemi këtu për ta dëshmuar nëse është e vërtetë.”
Si për të mbështetur të vërtetën e tij, personi shton: “Kujdes gjithë atyre që mendojnë se po tallem. Mbani shënim këto data në muajin Tetor; 8, 24 dhe 30. Këto data do provojnë që them të vërtetën dhe jemi këtu për të shpëtuar njerëzimin”. Nuk na mbetet veçse të presim.