Banorët e ‘Big Brother VIP Albania’ surprizohen prej disa kohësh nga ndjekësit e tyre, të cilët i dërgojnë mesazhe të ndryshme së bashku me emoji. Ndjekësit kanë mundësi që t’i dërgojnë një mesazh duke përdorur aplikacionin ‘Big Love’. Mirëpo, kjo e ka një kosto e duhet thënë se nuk janë dhe aq lirë.
Në fillim të krijimit të këtij aplikacioni, çmimet vijonin nga 5 euro. Por, me shtimin e shumtë të përdoruesve, janë rritur edhe çmimet. Kështu, ato variojnë nga 10 e deri në 200 euro.
Çmimet:
10 euro- një gotë verë
20 euro- një zemër
50 euro- shampanjë
100 euro – kurorë
199 euro- luan
Dhuratat kanë çmime të tjera
Edhe pse qytetarët harxhojnë para dhe kohë për t’i dërguar mesazhe banorëve të preferuar, ka dalë zbuluar se produksioni nuk nxjerr mesazhet e vërteta por i bën enkas. Në disa raste provokon edhe banorët, duke përcjellë mesazhe ngacmuese që mund të hapin debat.
Rasti i cili u bë publik pak ditë më parë ishte mesazhi i një djali për Kiarën. Ati tregoi se produksioni ka ndryshuar fjalët e tij dhe “është tallur me paratë e popullit.”
“Mesazhi që i kam dërguar Kiarës ka qenë një çokollatë me këto fjalë që kam shkruar poshtë. Më vjen keq, por produksioni tregoi edhe një herë që është duke u tallur me lekët e popullit”- shkruan ai.
Rritja e çmimit është një lëvizje e cila duhet të pritet nga “Vodafone”, pasi nuk është aspak çudi që një kompani e tillë, e cila ka bërë shkelje të panumërta, të bëjë bashkëpunim edhe me produksionin e “BBV”.
“Iconstyle.al” ka denoncuar prej kohësh veprimtarinë e kompanisë celulare “Vodafone”, e cila përdor pa të drejtë të dhënat personale të klientëve dhe ish-klientëve të saj për qëllime marketingu. Shkeljet e kësaj kompanie janë të shumta, madje kanë vënë në rrezik edhe jetën e qytetarëve. Koncerte në kulmin e pandemisë, vjedhje e të dhënave, vjedhje e parave të qytetarëve dhe mashtrim me oferta, janë vetëm disa nga shkeljet e “Vodafone”, të cilat janë raportuar e trajtuar nga ne.