Vodhi vilën e Benzemasë, ish-kreut të Ujësjellësit i hapet rruga e ekstradimit! Në Kurbin drejtor, në Spanjë pjesë e grupit të grabitësve

Ish-drejtori i Ujësjellës- Kanalizime në Kurbin, Alfred Prodani, i arrestuar në fillim të muajit maj për vjedhje në Spanjë, do të ekstradohet drejt këtij shteti për t’u përballur me drejtësinë atje.

Pas përfundimit të afatit të paraburgimi me afat 40 ditë, Gjykata e Kurbinit ndryshoi masën e sigurisë për 41- vjeçarin, duke e lënë në burg pa afat, ndërsa vijojnë procedurat për ekstradimin drejt shtetit spanjoll. Pas caktimit të masës se sigurisë arrest në burg me afat, autoritetet spanjolle sollën dosjen hetimore dhe provat që e implikojnë Prodanin në disa episode vjedhjeje, duke detyruar togat e zeza në Kurbin qe ta mbajnë në burg Prodanin me qëllim ekstradimi.

 

ARRESTIMI

 

Ish-drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve në Kurbin, Alfred Prodani, u arrestua nga Policia më 7 maj, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet spanjolle për vjedhje. Operacioni policor i koduar “Coruna” u finalizua nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me INTERPOL Tirana.

 

41- vjeçari banues në Kurbin u prangos pa bërë rezistence në qytetin e Laçit, ndërsa ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Spanjës. Ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata Coruna/Spanjë, në vitin 2013, kishte lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës. Prodani rezulton i përfshirë në rreth 40 episode vjedhjesh të banesave në Spanjë, bashkë me një grup tjetër shqiptarësh, vjedhje të cilat ishin kryer ndërkohë që ai drejtonte institucionin lokal në Kurbin.

 

Author: portali